Thuhet se bukuria ka dhimbje dhe duke gjykuar nga disa nga këto trajtime, na duhet të pajtohemi. Shumica e grave moderne i përdorin trajtimet e bukurisë si mënyrë për t’u relaksuar dhe “llastuar”, por nuk i kanë parë kurrë fotografi, të cilat tregojnë sesa larg shkonin femrat asokohe duke kërkuar përsosmërinë.
Nga maska elektrike të fytyrës deri në lidhjen e të gjithë trupit, këto imazhe tronditëse ofrojnë një paraqitje të shkurtër të botës së çuditshme por edhe të mrekullueshme të trajtimeve të bukurisë në vitet 1960.
Pasi para se të ekzistonte botoksi, gratë që aspironin të kishin këmbë të bukura e të gjata “piqnin veten” në furra bukurie me batanije elektrike, për një trajtim që supozohej se dobësonte. Gratë mbuloheshin edhe me qiri, pasi po ashtu supozohej se dobësonte për shkak të djersës. Dhe po, e lexuat saktë. Ndërkohë që ato që dëshironin ngjyrë të ndritshme dhe të shtrëngonin muskujt e fytyrës zgjidhnin maskën elektrike, megjithëse rrezet UV mund t’u kenë bërë më shumë dëm sesa mirë.
Pra rezulton se paraardhëset tona që frekuentonin sallonet e bukurisë ishin shumë ektremiste. Më poshtë mund të shikoni fotografitë për ta besuar.