Me vlerësimin “keq” janë shënuar tentimet për parandalimin e vdekjeve të foshnjave, shkalla e mbijetesës të kancerit, fruthi, tensioni i gjakut, parandalimi i duhanit si dhe vdekjet nga aksidentet. ” Supozohet se disa metoda nga trajtimet e vjetra, të cilat ende janë në përdorim nga koha e Jugosllavisë, e vështirësojnë përmirësimin”, thuhet në raport
Delvina KËRLUKU
Shkup, 7 mars – Maqedonia e Veriut me 638 pikë gjendet në vendin e 25-të sipas Indeksit konsumator shëndetësor evropian (EHCI), që paraqet përpjekje për matje dhe radhitje të implementimit të mbrojtjes shëndetësore nga pikëpamja e konsumatorit ose pranuesit të shërbimit. Në raportin e fundit të “Juro helt konsjumer indeks” citohet se Maqedonia e Veriut në vitin 2014 ka qenë “Raketë e vitit”, kur e ndërmori vendin e 16-të me 700 pikë, që ishte kërcim për 11 vende, përkatësisht nga vendi 27 dhe 555 pikë në vitin 2013. Edhe në raportin e fundit potencohet se asnjë vend nuk ka arritur vetëm për një vit të përmirësohet për 11 pozita.
“Fusha ku Maqedonia e Veriut ende duhet të përparojë janë rezultatet nga trajtimi i vërtetë mjekësor. Nuk ka ilaç të shpejtë për këtë, madje edhe lidership shumë të shkëlqyer, me siguri do të nevojiten së paku pesë vjet që të ketë përparim të madh. Supozohet se disa metoda nga trajtimet e vjetra, të cilat ende janë në përdorim nga koha e Jugosllavisë, e vështirësojnë përmirësimin”, thuhet në raport. Vendi ka bërë hap të jashtëzakonshëm në caktimin elektronik të kontrolleve – nga korriku i vitit 2013, çdo mjek amë mund të caktojë kontroll te specialisti në vend në kohë reale, derisa pacienti ulet pranë mjekut dhe e cakton vetëm me disa klikime në kompjuter.
Me këtë në tërësi është eliminuar koha e pritjes, derisa pacienti është i gatshëm të udhëtojë në një distancë të shkurtër (nga pika në pikë në vend duhet të kalohen rreth 20 kilometra me atë që kryeqyteti Shkup gjendet përafërsisht në qendër). Në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut mori rezultate të larta për qasje, veçanërisht në kujdesin ambulator, por ende duhet të punohet kur është në pyetje kujdesi spitalor dhe diagnostika përparuese. Radhitja është bërë në tetë fusha me më shumë kritere. Vlerësimet janë “mirë”, “keq” dhe “neutral”. Me vlerësimin “keq” janë shënuar tentimet për parandalimin e vdekjeve të foshnjave, shkalla e mbijetesës të kancerit, fruthi, tensioni i gjakut, parandalimi i duhanit si dhe vdekjet nga aksidentet.