Trajnime për infermieret e patronazhit për mbështetje të familjeve gjatë kujdesit për zhvillim të fëmijëve

Shkup, 9 korrik – Shoqata e Infermiereve dhe Obstetërve, të Maqedonisë, me mbështetje të Fondit për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) filloi seri të re të trajnimeve për infermiere patronazhi për mbështetjen e familjeve gjatë kujdesit të zhvillimit emocional, social dhe intelektual të fëmijëve në vitet më të rëndësishme të jetës.

Nisma e re, informojnë nga UNICEF, është pjesë e përpjekjeve për përforcim të mëtejshëm të rolit në sektorin shëndetësor në uljen e rrezikut nga braktisja e fëmijëve zvogëlimin e dhunës, neglizhencës së fëmijëve dhe prindëri jofunksionale.

Punëtorit do të zhvillohen përmes modelit kaskadë. Ata që do të marrin pjesë në programin kryesor do t’ua transmetojnë njohuritë kolegëve të tyre për neuro-shkencën lidhur mes prindërit dhe fëmijës, format e kësaj  lidhjeje, si dhe format e lidhjeve të trans-gjeneratave.

Parashikohet një e treta e infermiereve të patronazhit të trajnohen gjatë këtij viti, ndërsa të tjerat në vitin 2019.