Shkup, 30 maj – Në kuadër të projektit “Program për (vetë)punësimin e nënave beqare” filloi zbatimi i ciklit të parë të trajnimeve për komunikim profesional, menaxhment dhe punë ekipore, menaxhim me njerëz, detyra dhe kohë, aftësi për punësim dhe përpunimin e biznes planit. Trajnimi i parë i ciklit “Komunikimi profesional dhe asertivitetit” filloi dje në Komunën e Qendrës, ndërsa në të marrin pjesë njëzetë gra, nëna beqare, me përqindje të grave viktima të dhunës në familje. Në kuadër të programit projektues është siguruar edhe hapësirë për qëndrimin e fëmijëve për të cilët kujdeset një ekip profesional. Qëllimi i projektit është zbatimi i një modeli gjithëpërfshirës për mbështetjen e nënave beqare (veçanërisht të viktimave të dhunës në familje) që t’ju ndihmojë në kërkimin dhe shfrytëzimin e mundësive për punësimin e vazhdueshëm dhe vetëpunësimin, në bashkëpunim me komunat, institucionet përgjegjëse dhe sektorin e biznesit, përmes trajnimeve përkatëse dhe proceseve të mentorëve. Projektin e zbatojnë organizatat: Konfederata e biznesit të Maqedonisë, Instituti për menaxhment dhe mbështetje dhe Shoqata e grave të biznesit, i financuar përmes programit IPA 1, gjatë vitit 2017 në më shumë faza në komunat: Manastir, Shtip dhe Shkup (Komuna e Qendrës).