Mbi 4.500 persona të papunë i përfunduan trajnimet e parapara për t’i ndihmuar të gjithë ata të cilët kërkojnë punë përmes IPA projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve, persona të papunë për një kohë të gjatë dhe gra II”, ndërsa 680 prej tyre kanë gjetur edhe punë të përhershme.
Këtë e porositi drejtori i Agjencisë për Punësim (APRM) Vllatko Popovski në konferencën përfundimtare të projektit IPA në vlerë prej 2,045 milionë euro që sot u mbajt në Shkup, duke theksuar me 97 për qind të mjeteve të parapara kanë arritur T’i plotësojnë qëllimet të cilat i kanë pasur për involvimin e personave të cilët kanë nevojë për punësim.
“Target primar në grantin e dytë prej BE-së ishin të rinjtë. 1.462 të rinjve të cilët me sukses e kanë përfunduar trajnimin u kemi mundësuar përmes punës praktike të punësohen”, deklaroi Popovski dhe shtoi rreth 680 prej tyre tashmë janë në marrëdhënie pune, ndërsa pritet ditëve në vijim të punësohen edhe një numër plotësues i personave të cilëve zyrtarisht u përfundojnë marrëveshjet.
Krahas kësaj, shtoi, janë trajnuar edhe persona të rinj për IT aftësi progresive të cilat janë kërkuar në tregun e punës, ndërsa u është ndihmuar të gjithë personave të cilët kishin nevojë për njohuri të përgjithshme për gjuhë të huaja ose kompjuterë.
“Mbi 210 persona kaluan nëpër trajnimet për zanate. Në periudhën ardhshme presim vetëm rritje të numrit të personave të cilët janë punësuar, ndërsa jo të atyre që kanë mbetur pa punë”, tha Popovski.
Këto projekte, shtoi, krahas të papunëve u ndihmojnë edhe APRM për ndryshimin e mënyrës së punës, marrjen e ndihmës në mjete teknike dhe rinovimin e objekteve.
Nikolla Bertolini, drejtues për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoni, theksoi se është shumë i lumtur që në këtë projekt ka pjesëmarrje të madhe të grave dhe shtoi se ka vërejtur se ka përfaqësim të vogël të grave në Qeveri dhe Kuvend dhe prandaj, siç tha, dëshirojnë të kontribuojnë që të ketë pjesëmarrje të tyre më të madhe në jetën ekonomike.
Rudi Delari, zëvendësdrejtues i Sektorit në Delegacionin e BE-së për politika sociale theksoi se investimi në njerëz është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, pasi që paraqet investim në zhvillimin ekonomik por edhe social.