Të gjithë personat e evidentuar të papunë si kërkues aktivë të punës prej sot mund të aplikojnë për trajnim tremujor te ndonjë punëdhënës i njohur, për të cilën kohëzgjatje personat e papunë do të marrin nga 7.458 denarë, sigurim të paguar në rast të lëndimit dhe tatim personal. Punëdhënësit janë të obliguar në kohë të pacaktuar me orar të plotë në periudhën prej 6 muaj të mbajnë të paktën 50 për qind të personave të cilët do t’i pranojnë në trajnim.
Siç informon në konferencën për shtyp drejtori i Agjencisë për Punësim i Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski, janë planifikuar mjete për trajnim të 400 personave të papunë në vlerë prej 11.535.060 denarë. “Punëdhënësi nuk duhet ta zvogëlojë numrin e të punëve në gjashtë muajt e fundit në orar të plotë të punës, të mos ketë humbje në vitin 2016 dhe të mos ketë borxhe të tatimeve dhe kontributeve ndaj shtetit”, tha Popovski.
Sqaroi se për këtë periudhë, shfrytëzuesve të kompensimit në para do t’ju vazhdojë e drejta e kompensimit në para deri në përfundimin e trajnimit, ndërsa shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të vazhdojnë të marrin ndihmë në para gjatë trajnimit. Nëse shfrytëzuesi i ndihmës sociale pushohet nga puna para skadimit të masës, ka të drejtë të kthehet në regjistrin e shfrytëzuesve të ndihmës sociale. Popovski theksoi se përvojat e deritanishme tregojnë se madje 70 për qind e personave të cilët kanë vizituar trajnime, punëdhënësit i kanë mbajtur në punë.
“Deri më tani përmes kësaj mase nga viti 2007 deri në vitin 2016 janë përfshirë 7.850 persona nga të cilët 5.537 janë në marrëdhënie pune. Prej tyre 4.167 janë gra. Trajnimet i kanë vizituar 4.030 të rinj deri në moshën 29 vjeçare, nga të cilët 2.815 persona ende janë të punësuar”, tha Poposki. Shtoi se më shumë informata, të interesuarit mund të marrin në qendrat për punësim, por edhe në ueb faqen e APRM dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.