Shkup, 29 nëntor – Një Platformë digjitale e cila do t’i mundësojë personave të papunësuar veçanërisht atyre që jetojnë jashtë Shkupit të kalojnë trajnim falas nga programi “Mjeshtëri për sukses” që të përfitojnë dije dhe aftësi për punësim më të lehtë ose fillimin e një biznesi individual, ka krijuar Birraria e Shkupit.
Ky program po realizohet dy vitet e kaluara, por tani për herë të parë do të mund të vizitohet edhe në rrugë digjitale, me çka edhe të rinjve që jetojnë jashtë qytetit t’i ofrohen mundësi të barabarta.
Deri tani trajnime në këtë program kanë kaluar 1.200 të rinj, prej të cilëve 36 për qind arritën që të punësohen.
Drejtori i përgjithshëm i Birrarisë të Shkupit Vladimir Kosijer, sqaroi se programi realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencisë për Punësim por edhe me qendrat për punë sociale.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska theksoi se është i domosdoshëm një bashkëpunim i tillë midis kompanive, shtetit dhe të rinjve, me qëllim që të rritet punësimi i tyre.
Kjo masë me digjitalizimin e këtij program trajnimi, shtoi Carovska, është në kuadër të angazhimeve të Qeverisë, sepse jep një akses të barabartë për shërbime për të gjithë qytetarët.