Megjithëse Austria ka mposhtur Irlandën e Veriut me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, sfida nuk do të mbahet mend si një nga më të bukurat e vitit. Këtë mendim do të ketë edhe trajneri i portierëve të Austrisë Pepi Schickgruber. Në minutën e 85-të të ndeshjes, kamerat treguan stolin e Austrisë dhe në sfond dukej Schickgruber duke fjetur. mbështjellë mirë me xhup dhe kapuç, 51-vjeçari ishte duke luftuar me lodhjen dhe nuk po arrinte të mbante sytë hapur. Por gjatë golit të shënuar në sekondat e fundit nga Lazaro, ai u çua në këmbë duke festuar.
Verstecktes Highlight bei #NIRAUT: Tormann-Trainer Pepi #Schicklgruber auf der Trainerbank offenbar eingenickt. pic.twitter.com/WinpYM37zH
— Andreas Terler (@andreasterler) November 19, 2018