Talenti i Interit Andrea Pinamonti është vëzhguar nga Eintracht Frankfurt gjatë sezonit të kaluar. Lojtari, sipas informacioneve të inter98.it, mund të transferohet në Bundesliga gjatë verës.
Një nga arsyet pse zikaltrit duan të shesin sulmuesin është se kërkon të grumbullojë 40 milionë euro deri në fund të qershorit, në mënyrë që t’i mundësojë lojtarët e dëshiruar trajnerit të ri Conte.
Sipas portugezes A Bola, Benfica është gati të paguajë 15 milionë euro për qendërsulmuesin e U20. Megjithatë Inter ka refuzuar dhe kërkon të paktën 20 milionë euro. Talenti 20-vjeçar ka shënuar pesë gola në 27 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar.