Trajneri i Kaiserslauten, Xhef Straser nga Luksemburgu, ka kaluar një moment të vështirë, teksa u godit nga një atak në zemër, gjatë pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Darmshtadit në ligën e dytë gjermane.
Ndeshja u ndërpre menjëherë teksa ishte në rezultatin 0-0, dhe ambulanca u fut në fushë për të dërguar trajneri Straser në spital. Për momentin, nuk ka asnjë të re nga gjendja e trajnerit.