Ndeshja në kuadër të kampionatit rumun mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea të Kraiovës është ndërprerë pasi që trajneri i Dinamos ka pësuar infarkt. Trajneri i skuadrës Eugen Neagoe ka pësaur infarkt në minutën e 25’të të ndeshjes dhe menjëherë stafi mjekësor ka reaguar. Ambulanca pastaj e ka dërgaur me urgjencë në spital.
51 vjeçari ishte në pankinë kur i ndodhi sulmi. Lojtarët në fushë ishin të shokuar nga ajo që panë. Raportohet se trajneri është jashtë rrezikut për jetë.
Ndeshja përfundoi 0-2 për Kraiovën.