Xhani De Biazit i ka ikur nga duart një tjetër kombëtare. Mediat italiane njoftuan pak kohë më parë se trajneri që shkroi historinë me Shqipërinë, kishte arritur akordin me kombëtaren e Iranit, por ditën e sotme ka ndodhur diçka e papritur.
Federata Iraniane e Futbollit ka zyrtarizuar Dragan Skoçiç si trajnerin e ri, që do të udhëheq kombëtaren në rrugëtimin drejt Botërorit 2020, teksa De Biazi ka mbetur sërish thatë.
Italiani kishte zhvilluar bisedime intensive me drejtuesit e Federatës Iraniane kishin mbetur vetëm detajet e fundit për t’u finalizuar, por në fund, ata i besuan 51-vjeçarit kroat.