Skandali është denoncuar nga trajneri i 21-vjeçarëve të Turqisë, Vedat Incefe, i cili ka akuzuar si shkaktarë të dhunës anëtarët e sigurisë.
Në një video të shpërndarë nga mediat kosovare, trajneri turk, shfaqet duke kërkuar llogari para përgjegjësve të stadiumit, duke denoncuar rastin në fjalë.
“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin. Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodh? Më gjeni personin që e bëri këtë”, ishin fjalët e trajnerit.
https://tiger.cdnja.co/v/az/AzkK.mp4?secure=_2Y3zGp9wsQn8qF5bqGKpA&expires=1560349800