Bota e futbollit i thotë lamtumirë legjendës së stolit, Louis van Gaal. Trajneri holandez nuk do të pranojë asnjë sfidë tjetër dhe ka vendosur të dalë në pension, për të shpenzuar sa më shumë kohë të jetë e mundur me gruan e tij.
“E lë këtë profesion përfundimisht. Gruaja ime e ndërpreu punën 22 vite më parë për të më shoqëruar jashtë vendit. I thashë se do të tërhiqesha në moshën 55-vjeçare. Tani jam 65 vjeç. Nuk mund të vazhdoj më”, – tha ai.
Trajneri i njohur holandez dëshiron të shpenzojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me gruan e tij, pas shumë vitesh punë larg vendit të tij: “Ashtu si lojtarët, edhe gruaja ime ka të drejtën e një jete me Louis van Gaal. Dhe mund të them se ajo është shumë e lumtur me këtë vendim që kam marrë”.
Karriera si trajner | |
1991–1997 | Ajax |
1997–2000 | Barcelona |
2000–2002 | Holanda |
2002–2003 | Barcelona |
2005–2009 | AZ |
2009–2011 | Bayern Munich |
2012–2014 | Holanda |
2014–2016 | Manchester United |