Armando Sadiku vazhdon të përjetojë një situatë aspak të këndshme në radhët e Levantes në kampionatin spanjoll. Transferimi i tij te klubi i La Ligës duhej të ishte hapi i madh në karrierë, por për futbollistin shqiptar po kthehet në një makth vit pas viti.
Fillimisht ishte dëmtimi i verës së kaluar që e la shumë muaj jashtë, ndërsa tani është mënyra se si po e trajton klubi spanjoll, i cili e ka jashtë planeve dhe aktualisht nuk e lë as të stërvitet me grupin kryesor të futbollistëve.
Sadiku bashkë me Ivi, Luna dhe Prçiç, nuk bëjnë pjesë më në planet e klubit dhe trajneri Pako Lopez nuk dëshiron të punojë më me ta, por të përqendrohet te futbollistët e tjerë, ndërsa pritet që këtyre lojtarëve t’u gjendet një sistemim.