Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka fituar apelin kundër pezullimit me një ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes mes Sampdorias dhe skuadrës së tij në fundjavë. Spalletti u përjashtua direkt me kartonin e kuq pas festimit të tepruar në fitoren minimale të Interit në udhëtim ndaj Sampdorias dhe si pasojë u pezullua me një ndeshje mos lojë, transmeton Gazeta Express. Por, pas apelit, atij i është hequr ndëshkimi dhe kështu do të jetë në stolin e zikaltërve për ndeshjen e sotme kundër Fiorentinës në “San Siro”. Interi u ankua menjëherë pas dënimit dhe sot u konfirmuar se ankesa e klubit është pranuar. Spalletti, në vend të pezullimit është gjobitur me 5.000 euro, por do të jetë i lirë të ulet në stol sonte.