Tailanda po kalon situatë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për pasojë 12 futbollistë të moshës 11 dhe 15 vjeç dhe trajneri i tyre kanë mbetur të bllokuar në një shpellë. Ekipi i të rinjve janë nisur në një ekskursion në natyrë, por janë bllokuar në shpellë për shkak të baltës dhe dheut që ka rënë në shpellën e gjatë 10 kilometra. Fëmijët dhe trajneri kanë 5 ditë që janë të bllokuar në shpellë dhe shanset për të mbijetuar janë zvogëluar ndjeshëm për shkak të mungesës së oksigjenit dhe të ushqimit. Shtabi i emergjencave dhe qindra vullnetarë e familjarë janë duke gërmuar për të arritur tek të humburit por deri më tani pa sukses, pasi sasia e reshjeve ka qenë shumë e madhe dhe ka shkaktuar masa të mëdha balte.