Një ndër trajnerët më të suksesshëm në këtë Kupë Bote, është ai i Islandës, Heimir Hallgrimson, duke qenë se arriti të bënte një paraqitje të mirë në Botëror, ku edhe fitoi një pikë ndaj Argjentinës. Hallgrimsoni është një dentist në jetën e tij të përditshme dhe mesa duket, tani e mbrapa do ta presë një profesion tjetër. Në një turne që zhvillohet për moshat U12 në Ishujt Uestmen, Hallgrimsoni shihet si një gjyqtar, që drejton takimin mes fëmijëve. Fotoja e ti me fanellën e gjyqtarit është postuar nga një gazetar i njohur Islandez, Gunar Birgison, që siguron se bilbili ka rënë në duar të sigurta.