Shkup, 2 tetor – Në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu” respektivisht në lokalet e Klubit të Mundjes “Liria” nga Shkupi, Federata e Mundjes së Maqedonisë, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë dhe Federatën Ndërkombëtare të Mundjes (UËË), është duke organizuar seminar për trajnerët në të cilin po ligjëron trajneri ndërkombëtarisht i njohur nga Bullgaria, Kirill Vatev. Në të njëjtin, mysafir të KM “Liria” janë shumica e klubeve të Maqedonisë dhe do të ligjërohet pjesa teorike dhe praktike e mundjes moderne. Ndryshe, seminari do të zgjat deri në fund të javës.