As koha nuk shërben për ta nxjerrë nga cikloni Mario Balotelli. Pavarësisht se është rikthyer në fushë, në dy ndeshjet e fundit, me më të mirën e tij, sulmuesi kontravers italian është përfshirë në një polemikë, duke qenë në mes të akuzave të bëra prej tij për racizëm, dhe fyerjeve të ndryshme. Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, në fakt, menjëherë pas ndeshjes kundër Bastia, këputi në Instagram denoncimin për fyerje të rënda raciste, të marra gjatë gjithë lojës. Edhe më keq, pastaj, një TV francez, gjithashtu, transmetoi një video, ku shihet trajneri kundërshtar, Ciccolini, me shumë fyerje të njëjta ndaj Balotelli, teksa ky i fundit po kthehej në dhomat e zhveshjes.
Tani, megjithatë, për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, i intervistuar ekskluzivisht nga “RMC”, është vetë Ciccolini që specifikon se nuk ka folur në mbrojtje të publikut, por për t’iu përgjigjur fyerjeve të Balotellit nga nëna e moshuar: “Në qoftë se ai nuk do të më kishte fyer mua, nuk do t’i kisha thënë asgjë. Por ai nuk hezitoi të më shajë nga nëna ime, që është 80 vjeçe. Këtë nuk e përmend Balotelli në denoncimin e vet. Nëna ime është 80 vjeçe dhe nuk është larg nga vdekja, le ta lërë atë të qetë”.
https://www.youtube.com/watch?v=BCSYje8QKVQ