Shkup, 11 dhjetor – Me dëgjimin e katër dëshmitarëve, mes të cilëve edhe ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ndodhitë e 27 prillit të vitit të kaluar në Shtëpinë ligjvënëse.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska ka paralajmëruar se edhe në seancën e caktuar për të enjten do të dëgjohen dëshmitarë, ndërsa të premten Prokuroria duhet të dorëzojë prova shtesë.
Ajo ka theksuar se javën e ardhshme planifikohet që të akuzuarit dhe mbrojtësit të fillojnë me prezantimin e fjalëve përfundimtare.
Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të akuzuarit Sashko Markovski procedura për të ishte ndarë dhe duhet të vazhdojë pas një muaji.
Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB, në sigurimin e Kuvendit dhe artistë. Ata para Gjykatës kanë deklaruar se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.