Shkup, 27 dhjetor – Gjykimi për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale publike vazhdon më 30 janar për avokatin e detyrës zyrtare të të akuzuarit Nikolla Gruevski në mënyrë që të mund të përgatitet për lëndën.
Gjykata paraprakisht e pranoi kërkesën e PSP-së dhe caktoi masë paraburgimi për të akuzuarin Nikolla Gruevski prej ditës kur do të jetë i kapshëm për organet e ndjekjes.
Në fillim të seancës, Lile Stefanovska nga PSP kërkoi masë paraburgimi për të akuzuarin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet, përderisa avokati i tij i detyrës zyrtare reagoi ndaj propozimit të këtillë dhe kërkoi të hidhet si i pabazë.
Gjykatësi Goran Boshevski në fillim konstatoi se avokatët e Nikolla Gruevskit e anulojnë autorizimin dhe i emëroi avokat sipas detyrës zyrtare.
Avokati sipas detyrës zyrtare i Nikolla Gruevskit kërkoi që seanca e sotme të shtyhet në mënyrë që të mund të përgatitet për seancë për shkak të vëllimit të lëndës.