Trajanovski: Zotëri Shilegov faleminderit që po realizoni projektet e programit tim, që nuk ishin në tuajin!

Shkup, 9 nëntor – Ish kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski ka thënë se projekti “Në Vodno pa automobila”, është projekt i tij me te cilin lavdërohet kreu aktual Petre Shilegov nga LSDM-ja. “Zotëri Petre Shilegov, dua të ju falënderohem që realizoni projekt nga programi im zgjedhor, të cilin nuk e kemi parë në programin tuaj. Jam i gëzuar që Vodno-ja të paktën gjatë fundjavës do të jetë pa vetura”, ka shkruar Trajanovski në profilin e tij në Facebook, transmeton Koha. Njëherit, në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale, më saktë më 1 tetor, Trajanovski para shkupjanëve e ka plasuar këtë projekt. Ndërkohe, Shilegov në programin e tij nuk e kishte parashikuar këtë projekt, por gjithsesi paralajmëron se prej 15 nëntori do të ndalojë lëvizjen e veturave në Vodno të mesme.