Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Koce Trajanovski sot votoi në vendvotimin 2489 në hapësirat e bashkësisë urbane në Autokomandë. “Pata kënaqësinë sot ta shfrytëzoj të drejtën time të votimit. Mendoj se qytetarët e Qytetit të Shkupit do t’u japin mbështetje atyre të cilët kanë realizuar projekte dhe atyre të cilët premtojnë dhe atyre që ofrojnë projekte të reja për një Shkup më të mirë dhe më të bukur”, deklaroi Trajanovski. Shfaqi shpresë se votimi do të kalojë në kushte korrekte dhe demokratike.