Shkup, 8 nentor – Nuk ka rrezik për destabilizim të Maqedonisë, apo reprizim të 2001-shit, ka thënë në emisionin “Samo vistina”, lideri i Lidhjes demokratike dhe ish ministër i brendshëm Pavle Trajanov.
“Gjendja është stabile, në çdo shtet ka tensione sociale, por them se momentalisht Maqedonia është stabile, qytetarët pas zgjedhjeve janë më të relaksuar dhe bisedojnë për tema të ndryshme dhe mendoj se këto kërcënime nuk janë në drejtim të ndërtimit të unitetit me qëllim që Maqedonia të lëviz përpara si shtet bashkëkohor evropian”, ka thënë Trajanov, duke komentuar gjendjen e sigurisë pas komunikatës siç u tha të UÇK-së, e cila dha ultimatum 72 orësh që shqiptarët të lëshojnë institucionet në shenjë proteste për grupin e Kumanovës të cilët u dënuan me 746 vite burg.
“Sipas vlerësimeve të mia dhe ata që njohin këto situata bëhet fjalë për lajme të rreme të gatuara në disa kuzhina politike që plasojnë ato informacione në disa portale me qëllim të tërheqin vëmendje dhe shërbimet e sigurisë dhe policia sekrete t’i qasen me seriozitet kësaj”, ka thënë Trajanov, transmeton Medial.mk.
I pyetur se cilat janë ato kuzhina politike, Trajanov me qëndrim se tentohet përmes këtyre lajmeve të rreme të ndikohet në destabilizim dhe krijim të ndonjë konflikti apo urrejtje ndëretnike.