Trajanov: BE ta anulojë vendimin për miratimin e kornizës negociuese

Shkup, 23 qershor – Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sot në konferencë shtypi në Kuvend deklaroi se ata janë kundër propozimit francez në të cilin, siç theksoi, në mënyrë subtile vendosen kërkesat nacionaliste të Bullgarisë dhe e përsëriti qëndrimin e partisë se do ta tërheqë mbështetjen e Qeverisë nëse pajtohet Korniza negociuese të miratohet nga Këshilli i BE-së.

Duke e pasur parasysh faktin që, siç thotë, përfaqësues të Qeverisë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat me Bullgarinë, ai kërkoi tërheqjen e tyre, gjegjësisht dorëheqje nga funksionet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve.

“I bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, veçanërisht Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, t’i vendosin veto vendosjes në rend dite në Kornizën negociuese në të cilën futen kërkesat nacionaliste të Bullgarisë lidhur me identitetin, gjuhën dhe çështjet historike dhe arsimore. BE duhet t’i respektojë vlerat dhe parimet evropiane dhe Kriteret e Kopenhagës”, tha Trajanov.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve përmes rrjeteve sociale ose protestave të qeta të shprehin pakënaqësi të fuqishme nga rrezikimi i identitetit nacional maqedonas.

Advertisements