Shkup, 5 janar – Sekretarja e përgjithëshme në Komisionin Antikorrupsion, Rozeta Trajan, apelon për miratimin urgjent të ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, përmes të cilit do të zgjidhet përbërja e re e Komisionit. Ajo apelon për ndërgjegje dhe vullnet më të madh të politikaneve për të miratuar ligjin.
“Sinqerisht prisja, shpresoja dhe ende besoj se do të zgjidhet çështja e përbërjes së re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por bëjmë me dije se koha nuk punon për interesin tonë. Për mua është shumë e rendësishme që të zgjidhet ky problem i cili zgjatë më shumë se 9 muaj, sepse shumë kohë të gjatë Komisioni për Antikorrupsion është lënë i vetëm, dhe shumë kohë i njëjti komision ka qenë dora e zgjatur i çdo pushteti”, ka deklaruar për MTV2, Rozeta Trajan, transmeton Koha.
Nuk ka dyshime shton Trajan se në këtë institucion duhen zgjidhur vetëm persona profesonistë dhe ekspert nga sfera e luftës kundër korrupsionit, të cilët nuk do ju shërbejnë elitave politike sic ka ndodhur më herët.
“Ajo që është standart ndërkombëtar ose europiane është se për këto vende kërkohen persona dhe njohës shumë të mirë të kësaj lëmie për antikorrupsion. Në vend kemi persona të tillë, por gjithmon te ne po eksponohen persona të cilët janë afër me ndonjë parti politike qoft në pushtet ose opozitë. Ky ishte momenti i duhur kur duhej të tregonim vullnet të mirë nga aspekti profesional se dëshirojmë dhe mundemi të propozojmë persona të aftë për këtë institucion. Sinqerisht shpresoj se kriterët që do të vendosen në ligjin e ri dhe procedura e re e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni të rekomanduara nga GREKO dhe KE, do të sigurojë përzgjedhjen e profesionistëve e jo të personave të cilët do kenë çfarëdo lidhje me ndonjë parti”, tha Trajan.
Përndryshe, dorëheqja e 5 anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion, erdhi pas publikimit të raportit të revizorëve të DHP-së, që kishte të bëjë me pagesën e parave për shpenzimet fiktive të udhëtimit të anëtarëve të këtij komisioni. Mungesa e anëtarëve, ka bërë që të mbesin pa u kontrolluar thelbësisht, rreth 4000 lista anketuese të funksionarëve.
Përveç mungesës së anëtarëve, në hapësirat e punës ende nuk janë instaluar pasjisjet e reja kopjuterike dhe softveri i ri në vlerë prej gjysëm milion eurosh, donacion nga BE, i cili duhet të lidh komisionin me institucionet e tjera dhe do të lehtësojë dukshëm punën e tyre në luftën kundër korrupsionit.