Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën një shqiptar dhe vajza e tij. Raportohet se kanë humbur jetën babai Elvis Agim Muçaj dhe foshnja 6-muajshe Luana, në një aksident fatal. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, ndërsa viktimat vijnë nga fshati Lluka e Epërme në komunën e Deçanit. Për këtë aksident tronditës kanë njoftuar përmes Facebook-ut miq të familjes shqiptare Ata u kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe gjithë të afërmve.