Familje të shkatërruara në kohën e koronavirusit. Tre vëllezër gjetën vdekjen brenda një jave në Livigno, zonë e njohur malore në Lombardi të Italisë. Ishin që të gjithë mbi 80 vjeç, por dhimbja për familjet dhe miqtë është e madhe, tre ikje njëherësh.
Të shtunën e javës së kaluar gjeti vdekjen Guido Silvio Zini, 85 vjeç, i prekur nga koronavirusi. Pak orë më pas, u nda nga jeta edhe Giovanni, i cili ishte 88 vjeç, dhe President nderi i grupeve alpine në vend.
Më tej të premten u nda nga jeta edhe Guido i cili ishte 85 vjeç. Ai u bashkua me ta në botën e përtejme, pa e ditur se dy vëllezërit i kishin vdekur. Në Itali është shënuar bilanci më tragjik i viktimave në të gjithë botën, duke arritur në 10023, teksa i të prekurve ka shkuar në 92472.