Është mbyllur me një tragjedi gara e MotorCycle Grand Prix që u zhvillua sot në Macau, pasi piloti britanik Daniel Hegarty ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë gjatë garës. Hegarty ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka përfunduar te parrierat mbrojtëse, që ishin afër kthesës, duke pësuar një impakt të fortë. Për pasojë, pilotit i ka ikur kaska që mbante në kokë dhe ka patur hemoragji.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por sipas organizatorëve të garës, piloti ka ndërruar jetë gjatë kohës që transportohej nga stafi mjekësor. Hegarty, 31 vjeç, merrte pjesë për të dytën herë në garën e Çmimit të Madh të Macao, aty ku një vit më parë i rendit në vendin e 16-të (incidenti ndodhi në xhiron e 6-të). “Ne kemi kontaktuar me familjen e tij dhe i kemi dhënë asistencën e nevojshme, duke i shprehur edhe ngushëllimet”, kanë thënë organizatorët e garës.