“Tragjedia në Jemen po thellohet”

Zv/Sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Humanitare dhe Koordinatori i Rasteve Urgjente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, duke theksuar se drama në Jemen po thellohet tha se “Më shumë se 300 mijë persona janë prekur nga epidemia e kolerës. Urgjentisht duhet të sigurohen materialet e nevojshme për trajtim.”

O’Brien, i cili ndodhet në qytetin Gaziantep të Turqisë për të marrë pjesë në një aktivitet, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në Jemen po përjetohet një tragjedi e rëndë njerëzore. Duke vënë në dukje se për çështjen e Jemenit duhet të veprohet për të gjetur zgjidhje të përhershme, O’Brien tha se “Tragjedia në Jemen po thellohet, më shumë se 300 mijë persona janë prekur nga epidemia e kolerës. Urgjentisht duhet të sigurohen materialet e nevojshme për trajtim”.

O’Brien shprehu shqetësimin se në rast se nuk fillon procesi i trajtimit të epidemisë së kolerës, ajo do të përhapet me shpejtësi edhe më të madhe. Ai i bëri thirrje çdo rajoni të botës për dërgimin e barnave të cilat mund të përdoret në trajtimin e kolerës në këtë vend.

Duke theksuar se OKB-ja do ta ngrejë zërin në çdo platformë për ta sjellur në plan të pare krizën në Jemen si dhe për të mundësuar eliminimin e viktimizimit në këtë rajon, O’Brien tha se “Ne çdo herë përkujtuam se për të siguruar një paqe të qëndrueshme, në vend të zgjidhjeve ushtarake duhet të vendosen zgjidhjet politike.” Duke shprehur dëshirën për përfundimin e kirzës në Jemen, ai tha se lufta asnjëherë nuk mund të jetë fituesi.

“Në atë vend armët duhet të pushojnë menjëherë, lufta duhet të përfundojë. Për këtë secili prej nesh kemi përgjegjësi. Aktualisht, atje ka dëme të mëdha të sjella nga dora e njeriut. Tani më duhet të mendohet për vendosjen e hapave të nevojshme për eliminimin e këtyre dëmeve. Në këtë aspekt, ne si OKB nuk hezitojmë për ta bërë atë që bie në pjesën tone ”, tha O’Brien.