Shkup, 1 qershor – Dy punëtorë kanë vdekur dhe një është lënduar rëndë gjatë hapjes së një kanali në afërsi të shkollës fillore “Penko” në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair. Tragjedia ka ndodhur sot rreth orës 11:00, derisa njëri prej viktimave ka qenë në gropë, ndërsa tjetri ka tentuar që ta ndihmojë, raporton gazeta KOHA.
Sipas dëshmitarëve, gjatë tragjedisë babai i dy punëtorëve ishte prezent dhe ka tentuar me eskavator të shpëtojë djemt e tij nga dheu i rrëshqitur, por tentimet kanë qenë të pasuksesshme. Nuk dihet thellësia e gropës, por sipas Kanali ka qenë i thellë rreth dy metra. Për momentin pjesëtarë të MPB dhe mjekësisë ligjore janë në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin, Vladimir Miloshevski. “Trupat e viktimave janë dërguar në obduksion. Më shumë informata do të jepen pas përfundimit të hetimeve”, deklaroi për gazetën KOHA, prokurori Vladimir Miloshevski.(koha.mk)