Tragjedia e njeriut të letrave (FOTO)

30

Kur grupi i vogël i refugjatëve aq sa ishin nisur arritën në kufirin spanjoll, atë ditë ishte vendosur nga autoritetet spanjolle që vizat e lëshuara në Marseilles nuk do të pranohen. Refugjatëve iu kërkua të ktheheshin mbrapa, dhe po atë ditë Benjamini kreu vetëvrasje. Kjo gjë pati efekt të ndjeshëm në zyrtarët kufitar, dhe të gjithë refugjatët e tjerë i lanë të kalonin kufirin për tu nisur për në Portugali

Më 26 shtator, 1940, filozofi dhe kritiku letrar gjermano-hebre Walter Benjamin, ishte duke emigruar në Amerikë prej tmerreve Naziste, kur i mori vetes jetën në kufirin franko-spanjoll. Përmes një marrëveshjeje të arritur mes Francës dhe Rajhut të Tretë, refugjatët nga Gjermania e Hitlerit, ishin të rrezikuar të transportoheshin prap për në Gjermani, sidomos nëse ishin kundërshtarë politik. Për të shpëtuar këtë kategori refugjatësh, ShBA-ja kishte lëshuar një numër të konsiderueshëm vizash emergjente në konsulatat e saj në Francë. Falë Institutit të Frankfurtit për Hulumtine Sociale që tanimë ishin zhvendosur në New York, Walter Benjamini ishte prej të parëve që mori një vizë të tillë një Marseilles. Ai po ashtu siguroi një vizë tranzit spanjolle për në Lisbonë, që të lundronte menjëherë për në Amerikë.

Sidoqoftë, ai s’kishte vizë dalëse franceze, që në atë kohë ende kërkohej nga Qeveria Franceze, që për t’ua bërë qefin Geshtapos, ua mohonte refugjatëve gjermanë. Kjo nuk dukej problem pasi refugjatë të shumtë niseshin malit për në Port Bou, e cila nuk ishte e ruajtur nga policia kufitare franceze. Por Benjamini vuante nga një gjendje kardiake, dhe ecja më e vogël ishte dërrmuese.

Kur grupi i vogël i refugjatëve aq sa ishin nisur arritën në kufirin spanjoll, atë ditë ishte vendosur nga autoritetet spanjolle që vizat e lëshuara në Marseilles nuk do të pranohen. Refugjatëve iu kërkua të ktheheshin mbrapa, dhe po atë ditë Benjamini kreu vetëvrasje. Kjo gjë pati efekt të ndjeshëm në zyrtarët kufitar, dhe të gjithë refugjatët e tjerë i lanë të kalonin kufirin për tu nisur për në Portugali. Po të kishte shkuar një ditë më parë Benjamini, do të kishte kaluar pa problem. Ose edhe po të kishte pritur dy javë, do të kishte kaluar lehtë sepse embargo ndaj vizave u hoq.

Vetëm në atë ditë që kishte shkuar në kufi katastrofa ishte e pashmangshme. Benjamini në përgjithësi njihet për fatin e tij të keq në jetë, ku gjithçka i kishte shkuar keq, si kur nënshkruhej me shtëpi botuese në Gjermani, ende pa u publikuar shkrimet e tij, ato shtëpi botuese falimentonin. Veprat dhe emri i tij erdhën shumë më vonë pasi që ai kishte vdekur. Megjithatë, Walter Benjamin është prej figurave kryesore të filozofisë dhe kritikës letrare gjermane të shekullit 20. Veprat e tij më të njohura janë: “Vepra e Artit në Epokën e Riprodhimit Mekanik” (1935), “Illuminacionet”, “Teza mbi Filozofinë e Historisë” (1942), “Origjina e Dramës Tragjedike Gjermane”, etj.