Tetovë, 25 janar – Pesë persona, nëna dhe katër fëmijët minoren, me siguri janë viktima të zjarrit të madh që sot në mëngjes rreth orës 3 e 30 minuta e përfshiu shtëpinë e familjes Zulbeari në rr “Goce Dellçev” nr 185 në Tetovë, sipas deklaratave të fqinjëve dhe anëtarëve të familjes.
Sipas deklaratave të tyre, viktimat janë Fatime Zulbeari (39), ndërsa fëmijët janë në moshë prej katër deri 13-të vjet, tre djem dhe një vajzë. Bashkëshorti dhe babai ka qenë rojtar nate dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur zjarri.
Për momentin kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik, mjeku i mjekësisë ligjore dhe ekipe të SPB – Tetovë.
Komandanti i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale Uka Aliti informoi se paraqitja për zjarrin te ato ka arritur në orën 4 e 15 minuta nga ana e një personi pas çka në vendin e ngjarjes kanë intervenuar katër automjete zjarrfikëse dhe 13-të zjarrfikës.
“Në momentin kur erdhëm tre shtëpi ishin të përfshira nga flaka, prej të cilave në shtëpinë e mesit konstruksioni i çatisë ishte djegur tërësisht. Sepse shtëpitë janë njëra pranë tjetrës dhe të vjetra, kishte mundësi që zjarri t’i përfshijë edhe shtëpitë e tjerë, megjithatë me angazhim maksimal ndërpremë përhapjen e zjarrit në objektet fqinje.
Zjarri është lokalizuar tërësisht dhe është vendosur nën kontroll, megjithatë në shtëpinë e mesit ka viktima dhe kjo do të jetë punë e ekipeve të ekspertëve.
Tani për tani nuk dihet arsyeja e saktë prej të cilës ka shpërthyer zjarri, tha Aliti.