Tragjedi në shtëpinë e pleqve në Ukrainë, nga shpërthimi i zjarrit humbin jetën të paktën 15 persona

18

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe pesë tjerë janë lënduar, në një zjarr që ka shpërthyer në shtëpinë e pleqve në Ukrainë.

Mediat lokale raportojnë se zjarri ka shpërthyer në shtëpinë e pleqve në Harkov, në lindje të këtij vendi.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni publik dhe agjencia për emergjenca e Ukrainës.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky zjarr, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.