Gostivar, 1 shtator – Një grua më e moshuar ka vdekur prej lëndimeve të shkaktuara me gjësend të fortë, ndërsa dy persona me lëndime janë transportuar në klinikat e Shkupit.
Sot në mëngjes në orën 3:55 në SPB Tetovë është denoncuar se në një banesë në rrugën “Ilindenska” në Gostivar ka persona të lënduar.
“Nëpunësit policorë të cilët janë dërguar në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se në njërën prej banesave të ndërtesës janë lënduar S.T. (78) dhe bashkëshortët S.R. (54) dhe 60 vjeçari B.R. Shpejtë tre personat janë transferuar në spitalin e Gostivarit ku u është ofruar ndihmë mjekësore. Më e moshuara u është nënshtruar plagëve, ndërsa dy personat e tjerë janë transferuar në klinikat e Shkupit”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Sot në mëngjes rreth orës 6 në Gostivar është privuar nga liria një qytetar 46-vjeçar i Gostivarit për shkak dyshimit për involvimin e tij në rast.
Në vendin e ngjarjes në vijim është ekspertiza të cilën e kryejnë prokurori publik dhe një ekip policor. Motivet dhe rrethanat të cilat çuan drejt ngjarjes së përgjakshme akoma janë të panjohura. (koha.mk)