Ish-lojtari i Saint-Etienne, William Gomis ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pasi është gjuajtur me breshëri kallashnikovi. Mediat franceze shkruajnë se mbrojtësi 19-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend nga të shtënat në La Seyne-sur-Mer, Cote d’Azur, natën e së dielës. Raportohet se edhe një djalë 14-vjeçar, që ishte i vëllai i tij dhe ka vdekur gjithashtu në këtë incident. Policia gjeti 24 gëzhoja kallashnikovi në vendngjarje, që persona të panjohur kanë shkarkuar mbi trupat e dy viktimave.
Gomis u largua këtë verë nga Saint-Etiene, pas pesë vitesh, ku ka bërë 18 paraqitje për ekipin e dytë gjatë sezonit të kaluar. Në një njoftim zyrtar në uebin e tyre, klubi në fjalë ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, i cili do të festonte më 21 dhjetor 20-vjetorin e lindjes. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tij, ndërkohë që autoritetet përkatëse po merren me zbardhjen e këtij rasti.