Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali, aty ku një person mbeti i vrarë dhe 7 shokët e tij u plagosën.
Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë po festonin ditën e fundit të beqarisë të shokut të tyre në Villorba të Trevisos, por ajo përfundoi në një tragjedi.Një 21 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri të nisur për shkak të zhurmave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.Të ndaluar për ngjarjen janë një shtetas shqiptar dhe një rumun.Sipas mediave në orët e vona të mbrëmjes një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave po ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre, Giovanni 24 vjeç, por zhurmat e shkaktuara prej tyre, të cilët ishin nën efektin e alkoolit sollën edhe reagimin e shqiptarit dhe shokut të tij rumun.Pasi debatuan fillimisht, sherri agravoi në përdorimin e thikave.Për pasojë humbi jetën 21 vjeçari Igor Ojovanu dhe u plagosën 7 shokë të tij, mes tyre edhe dhëndri.Shqiptari dhe rumuni u arratisën më një makinë në drejtim të paditur, por u arrestuar më pas nga karabinierët pasi shkuan në spital për të mjekuar plagët.