Më shumë se 100 refugjatë janë fundosur në ujërat e detit Mesdhe, pasi anija me të cilën po udhëtonin u përmbyt për shkak të kushteve të liga atmosferike, ka bërë të ditur autoritetet italiane. Marina italiane është duke kërkuar për të mbijetuar nga refugjatët që besohen të kenë qenë 110 persona. Vetëm katër të mbijetuar janë nxjerrë nga uji, nga tetë sa janë gjetur gjithsej. Anija u fundos në ujërat me Libisë dhe Italisë, linjë kjo që është bërë vdekjeprurëse për shumë refugjatë që braktisin vendet arabe për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore.