Tragjedi, e lejojnë të garojnë vetëm me një dorë, dërron jetë pas aksidentit

33

Bota e motoçiklizmit vajton talentin 23-vjeçar argjentinas Alberto “Wey” Zapata Bacur, që ndërroi jetë gjatë garave të motokros. Një tragjedi deri diku e paralajmëruar, pasi piloti garonte me një dorë, pas aksidentit me makinë që pësoi nëntorin e kaluar, ku ai humbi dorën e majtë.

Mjekët kishin rekomanduar që Bacur të mos garonte më, por duket se organizatorët e kampionatit të motokros mendonin ndryshe. Edhe vetë piloti kishte shprehur dëshirën të garonte edhe pse vetëm me një dorë.

Por kjo gjë rezultoi fatale për të, gjatë garave të zhvilluara dje në Argjentinë.

Bacur humbi kontrollin e motorit të tij gjatë një kërcimi, ndërkohë që pasi ra në tokë mbi të kaluan edhe dy pilotë të tjerë, që nuk mundën të evitonin kontaktin.