Shkup, 30 mars – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesë, kryesisht nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, derisa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.
Nga 1 prilli pritet të hapet për qarkullim aksi rrugor Р2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë (lidhje me Р1307 Dogana – lidhje me А3 dhe Р1301 – Tërpejcë), i cili është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga 15 nëntori i vitit 2019.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.