Bllokimi i komunikacionit në Prishtinë po ia shpenzon nervat edhe ambasadores së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Ajo përmes një postimi në Tëitter ka shprehur frustrimin e saj për dukurinë që shumë herë është diskutuar.
“Bllokimi i trafikut në #Pristina. Kaq shumë të harxhon kohë, para dhe nerva! Dhe … sa # ndotje. Duhet të kuptojmë diçka !! Së bashku jemi më të fortë! ## EU2019FI”, ka shkruar ajo.
In a traffic jam in #Pristina. So much wasted time and money and nerves! And… how much #pollution. We need to figure something out!! Together we are stronger! ##EU2019FI
— Pia Stjernvall (@StjernvallPia) November 1, 2019
Ajo përveç shqetësimit ka dhënë edhe një ndihmesë për mjedis më të pastër në Kosovës duke mbështetur një aksion riciklimi në Vushtrri.
“Riciklimi në Vushtrri, start i shkëlqyeshëm për Kosovën më të pastër. #kosovo #recycling #Finland”, ka shkruar ajo.
Recycling in Vushtrri, excellent start for cneaner Kosovo. #kosovo #recycling #Finland pic.twitter.com/9Kh3ENzxhI
— Pia Stjernvall (@StjernvallPia) October 28, 2019