Shkup, 22 mars – Të pavërteta janë informacionet se trafiku hekurudhor në linjën Shkup-Veles- Gjevgjeli është i ndërprerë, thuhet ne komunikaten e NP Hekurudhat e Maqedonisë, informon Koha.
Ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura me 14 mars kur kishte rrëshqitje gurësh të shkëmbinjve mes stacioneve Veles- Zgropolcë, menjëherë kanë dalë në teren dhe në afat të shkurtër kohor plotësisht kanë pastruar binarët në linjën hekurudhore Veles- Gjevgjeli.
Reagimi i shpejtë i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura në pastrimin e linjës hekurudhore ka mundësuar që trafiku hekurudhor Shkup-Veles Gjevgjeli të zhvillohet pa pengesa që nga data 15 mars, përkatësisht vetëm një dit pas rrëshqitjes së gurëve.