Policia Kufitare e Vlorës ka parandaluar një tentativë për trafik me rrugë detare të 380 kg kanabis sativa. Policia njoftoi se droga ishte fshehur në shkurre rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni, Vlorë. Ajo që policia vuri re është se pakot e drogës ishin “vulosur” me numra dhe ai që binte më së shumti në sy ishte “1912” që të çon te Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në Vlorë. Në sekuestro u vendos edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës. Shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike. Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit. Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.