Sipas ekspertëve shëndetësor, këto tradita mund t’ju kushtojnë jetë qytetarëve dhe për këtë arsyeje mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të vetëdijesohen dhe të anashkalojnë grumbullimet pa nevojë sepse kjo mund të na kushtoj gjatë vjeshtës, pasi që numri i infektimeve të reja vetëm ka filluar të rritet
Zenel MIFTARI
Shkup, 4 gusht – Rrezikshmëria e lartë nga virusi korona dhe thirrjet e autoriteteve shëndetësore që qytetarët t’i respektojnë masat restriktive kundër virusit korona dhe të anashkalohen disa nga tradita të përditshmërisë. Numri i lartë i infektimeve të reja dhe i vdekjeve nga virusi korona, nuk ka ndikuar te qytetarët që t’i ndryshojnë traditat e tyre. Qytetarët kanë vazhduar që të vazhdojnë traditat e tyre të zakonshëm, duke filluar nga përshëndetjet e përditshme, organizimi i dasmave, vizitat familjare, mbrëmjet muzikore dhe pushimet verore.
Sipas ekspertëve shëndetësor, këto tradita mund t’ju kushtoj me jetë qytetarëve dhe për këtë arsyeje mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të vetëdijesohen dhe të anashkalojnë grumbullimet pa nevojë sepse kjo mund të na kushtoj gjatë vjeshtës, pasi që numri i infektimeve të reja vetëm ka filluar të rritet. Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të vaksinohen qytetarët me qëllim që të arrihet imunizimi i popullsisë dhe mos të vijmë në situatë kur gjatë vjeshtës të ketë përsëri një mbyllje të tërësishme.
Sociologu Skender Iseni, për gazetën KOHA, ka deklaruar se trashëgimia kulturore qoftë materiale ose jomateriale e përcjellë brez pas brezi që quhet traditë e një entiteti është krijuar me shekuj si rezultat i marrëdhënieve mes anëtarëve të atij entiteti si dhe ndërveprimet të tyre me gjithçka që i rrethon. “Përndryshe traditat janë praktika që ndiqen në jetën shoqërore dhe janë të zakonshme për një vend të veçantë ose grup njerëzish. Pra për t’u krijuar tradita duhet shumë kohë madje edhe dekada e shekuj por ata si të tilla mbesin të pandryshuara për një periudhë të gjatë kohore madje dhe shekuj të tërë. Vlen të përmendim një nga traditat mijëvjeçare me çfarë njihen shqiptaret është tradita e mikpritjes së ngrohtë dhe bujare e cila është kultivuar ndër shekuj dhe që përcillet brez pas brezi”, shtoi ai. Sipas tij, rol të rëndësishëm luan edhe dëshira e madhe e qytetarëve për t’u rikthyer në normalitet dhe për t’iu rikthyer rutinave dhe mënyrës normale të jetesës ditore. “Kur faktet përplasen me bindjet e tyre paraprake, disa njerëz më parë e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të të gjithë të tjerëve sesa që e pranojnë informacionin e ri ose që e pranojnë se e kanë pasur gabim”, përfundoi ai.
Ndryshe, sipas vlerësimeve të eksperteve botëror kanë ardhur në përfundim se mediat sociale kanë luajtur një rol negativ gjatë gjithë situatës së krijuar me pandeminë e virusit korona. Vlen të cekët se edhe për kundër thirrjeve të autoriteteve shëndetësore dhe rrezikshmërisë së lartë nga virusi korona, qytetarët në vendin tonë edhe gjatë festave fetare si pashkët, krishtlindjet, bajrami nuk i ndaluan vizitat e tyre te familjarët dhe ritualet në objektet fetare.