Digjet e gjallë dhe më pas hidhet në greminë. Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen 25- vjeçarja Vilma Trujillo Garcia, nënë e dy fëmijëve të vegjël, gjatë një riti makabër. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Nikaragua, pas nismës së pastorit Juan Gregorio Rocha Romero, lider i një grupi fanatikësh. Burri siç raporton “The Sun”, rrëfeu se kishte marrë urdhër direkt nga Zoti. Pastori fillimisht u mundua të justifikohej duke thënë se gjatë ritit – gruaja ishte ngritur dhe ishte rrëzuar në greminë, por më pas doli e vërteta. Vilma u dërgua në kishë, ku një grup besimtarësh e lidhën fillimisht dhe më pas e hodhën mes flakëve për ta pastruar. Sipas një dëshmitari, mendohej se gruaja ishte pushtuar nga djalli dhe për këtë arsye kishte tradhtuar. Më pas u hodh në greminë. Gruaja pësoi djegie në 80% të trupit dhe ndërroi jetë të martën në spitalin e Managua. Lidhur me këtë ngjarje autoritetet vendase kanë nisur hetimin.