Tradhtia ndaj bashkëshortit është e rëndë, por një grua iraniane do ta mbajë mend gjatë dënimin që mori pasi bëri një gjë të tillë. 35-vjeçarja u dënua me 74 goditje me kamxhik dhe u detyrua që nga momentalisht dhe për dy vitet e ardhshme të lajë trupat e vdekur në morg. Hetuesit dhanë dëshmi të pakontestueshme për tradhti bashkëshortore, njoftoi Iranian Students’ News Agency (ISNA). Vendimi është dhënë ditën e shtunë nga një gjykatë në kryeqytetin Teheran. Pjesë e dënimit u bë edhe i dashuri me të cilin ajo tradhtoi bashkëshortin, i cili mori 99 goditje me kamxhik, dhe u syrgjynos duke u dërguar në një zonë të largët të vendit.