Gjithçka nisi në aplikacioni “Snapchat” dhe më pas vazhdoi në “Instagram”, ku postimet dhe mesazhet vetë-shkatërruese i lejojnë përdoruesve të përcaktojnë një kohë se sa gjatë mesazhet e tyre do të ruhen në telefon. Kjo ju ndihmon të mbani biseda të fshehta me një mik apo partner tjetër, edhe nëse dikush e di fjalëkalimin e telefonit tuaj.
WhatsApp po teston versionin e ri të aplikacionit, ku përfshihen mesazhet që fshihen automatikisht. Aktualisht, kjo risi nuk është për të gjithë, por vetëm në një numër të kufizuar përdoruesish të sistemeve Android.
“Mesazhet zhdukëse” quhet kjo veçori e re që mundëson fshirjen në 5 sekonda ose pas 1 minute. Të dyja llojet e bisedave si ato në grup dhe mesazhet direkte mes dy përdoruesve do të mund ta përdorin si mundësi, por gjithmonë ju do të mund të zgjidhni nëse e doni të aktivizuar këtë opsion ose jo. Akoma nuk mund të themi me siguri se kur do të shfaqet në aplikacion ky ndryshim sepse mund të anulohet si projekt nga kompania përderisa asgjë nuk është zyrtarizuar.