Trabzonspor rikthehet të trokasë në derën e Milanit. Pas marrëveshjeve të arritura për kalimin në Turqi të Jose Sosa e Juraj Kucka, ekipi i presidentit Ahmet Agaoglu ka vënë nën shënjestër Cristian Zapata, të cilin do të synojë ta marrë që gjatë merkatos së janarit. Dëshira e 32-vjeçarit është transferimi në MLS, por dëmtimi i Caldara, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë rrezikon të bllokojë shitjen e tij deri në fund të sezonit.