“Toyota” për tre vjet planifikon të promovojë 10 automobila elektrikë

22

Tokio, 19 dhjetor –  “Toyota” planifikon që deri në vitin 2020 ta pasurojë spektrin e saj me 10 modele të automjeteve elektrike, që flet për një qasja më serioze të prodhuesit japonez ndaj këtij sektori automobilistik që është në hov.

Korporata “Tojota Motor” tani për tani në ofertat e saj nuk ka automobila me forcë motorike të pastër elektrike, por vetëm automjete hibride.

Shigeki Terashi, zëvendëskryetar i kompanisë, tha se veturat e reja elektrike të “Toyota”-s fillimisht do të dalin në shitje në Kinë, ndërsa më vonë një gjë e tillë pritet të bëhet edhe në Japoni, Indi, SHBA dhe Evropë,

“Toyota” është bërë gjiganti i fundit i veturave që do të përqendrohet ndaj automjeteve elektrike, duke thënë se çdo model “Toyota” ose “Lexus” do të vijë në opsionin me rrymë deri në vitin 2025.

Si pjesë e strategjisë së re, “Toyota”, e cila ka shitur 10.2 milionë vetura vitin e kaluar, tha se deri në vitin 2030 synon të ketë shitje vjetore prej 5.5 milionë vetura elektrike, të cilat do të kenë bateri ose sistem hibrid, prej të cilave një milion do të jenë me zero emetim të gazrave.

Comments are closed.